Site icon Telegrafi

Palmer tregon nëse do ta mbyllë karrierën te Chelsea, hedh kandidaturën edhe për ‘Topin e Artë’

Cole Palmer është njeriu i momentit në Angli, pasi ai vazhdimisht shënon ose asiston për Chelsean.

Mesfushori ofensivë anglez ka bërë për vete të gjithë me paraqitjet spektakolare, derisa flitej se Man City do të bëj një ofertë prej 150 milionë eurove për rikthimin e tij.

Por duket se Palmer ka plane të tjera, pasi qëllimi i tij është të qëndroj sa më gjatë në klub.

22-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, derisa është pyetur nëse do ta mbyllë karrierën në Stamford Bridges.

“Sigurisht që do të doja të kaloja gjithë karrierën time këtu. Chelsea është shtëpia ime dhe jam i emocionuar që luaj për këtë klub”.

“Jam plotësisht i përkushtuar ndaj klubit dhe të ardhmes së Chelseat”, deklaroi Palmer për tabloidin anglez ‘The Telegraph’.

Ai u pyet nëse një ditë beson se do ta fitoj edhe çmimin individual më të vlefshëm për futbollistë, ‘Topin e Artë’.

“Ishte një befasi për mua që emri im është në listën e 30 lojtarëve potencial për ta fituar. Është një nder i madh”.

“Të fitoja Topin e Artë një ditë do të ishte e mahnitshme dhe besoj se me punë të palodhur dhe me qëndrueshmëri mund ta arrij”, tha ylli i Chelseat. /Telegrafi/

Exit mobile version