Site icon Telegrafi

Palmer: Të fillojnë negociatat eurointegruese me Maqedoninë e Veriut

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan, Mattew Palmer ka dërguar porosi të qartë, se negociatat për integrim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të fillojnë së më shpejtë që mundet.

“Ndjejmë moment urgjent. Konsiderojmë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e meritojnë Konferencën ndërqeveritare dhe çeljen formale të negociatave qasëse. Shumë duam të shohim se si ajo ndodh këtë vit”, tha Palmer.

Ai në intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase, ka komentuar edhe kontestin mes Shkupit dhe Sofjes.

“Sigurisht se nuk duam që një partner i NATO-s të kërcënojë një anëtar tjetër të NATO-s”, tha Palmer.

Palmer ka komentuar bllokadën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga ana e opozitës.

Ai ka vlerësuar, se bllokada, bojkoti dhe moskryerja e punës nga opozita, nuk dërgon në progres dhe ka porositur opozitën të paraqitet në Kuvend.

“Është e rëndësishme që opozita të paraqitet në Kuvend, të kryejë punën e saj, t’i përfaqësojë interesat e qytetarëve të saj, njerëzve të cilët e kanë zgjedhur që t’i përfaqësojnë interesat e tyre. Bojkot, bllokadë, moskryerja e punës së tyre, asgjë nga kjo nuk dërgon në progres”, tha Palmer.

Exit mobile version