Telegrafi

Palmer: SHBA kërkon njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer dhe përfaqësues për Ballkanin Perëndimor ka thënë sot se Shtetet e bashkuara të Amerikës dëshirojnë që të shohin normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ky normalizim, sipas Palmer nënkupton njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.

Palmer për N1 në Bosnjë, ka thënë se “është e nevojshme që Prishtina dhe Beogradi të ulen në tavolinë, ta arrijnë marrëveshjen dhe të marrin rrugë drejt Bashkimit Evropian”, njofton klankosova.

“Duhet të arrihet marrëveshja e cila do të jetë e pranueshme dhe e përkrahur nga publiku në të dy anët, si mënyra më e mirë për ecjen para”.

“Me rëndësi është që marrëveshja të jetë e zbatueshme, e drejtë dhe e qëndrueshme”.

Pastaj ai ka thënë se me të dërguarin Richard Grenell ka marrëdhënie shumë të mira duke theksuar se nuk është hera e parë që SHBA dërgon dy përfaqësues për një çështje.