Site icon Telegrafi

Palmer premton angazhim për zbardhjen e fatit të pagjeturve

I dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë qëndrimit në Kosovë, të shtunën ka vizituar edhe Shoqatën “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë.

Kryetarja e kësaj shoqate, Nesrete Kumnova, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Palmer dhe zëvendësambasadori i SHBA-së, Nick Giocobbe, janë zotuar se do të bashkëpunojnë me këtë shoqatë që të zbardhet fati i të pagjeturve, të kompensohen dëmet e luftës dhe kriminelët të dalin para drejtësisë”.

Njoftimi i plotë:

“Sot në Shoqatën ‘Thirrjet E Nenave’ ishte për vizitë, Zv.Ndihmes Sekretari i Shtetit Mathieu Palmer së bashku me zv. Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Nick Giocobbe! Ata u zotuan se do të bashkëpunojnë ngushtë me Shoqatën Thirrjet e Nënave dhe kryetaren, Znj. Nesrete Kumnova në mënyrë që të zbardhet fati i të pagjeturve, të kompensohen dëmet e luftës dhe kriminelët të dalin para drejtësisë!” (sic.), thuhet në njofitm. /Telegrafi/

Exit mobile version