I dërguar i posaçëm i Sekretarit Shtetëror të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Mattew Palmer nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Shkup.
Palmer, siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të pritet nga ministri Nikolla Dimitrov, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pritet që Palmer dhe Dimitrov të diskutojnë për bashkëpunimin bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe për përkrahjen e SHBA-ve në integrimet euroatlantike të Maqedonisë ës Veriut./Telegrafi/