Site icon Telegrafi

Palmer nesër viziton Kosovën, flet para studentëve dhe shoqërisë civile në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-ve, njëherësh Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, nesër do ta vizitojë Kosovën.

Kjo është bërë e ditur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovës, ku në një njoftim për media thuhet se Palmer do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Ndër të tjera ai pas fjalimit, ai do të përgjigjet në pyetjet nga ky publik.

Ndryshe, vizita e Palmer në Kosovë ishte paralajmëruar më herët, por nuk ishte caktuar data e vizitës.

Kurse para ardhjes në Kosovë, Palmer qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-ve, kohë më parë u emërua si Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/

Exit mobile version