Telegrafi

Palmer: Maqedonia do të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s deri më 2020

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Matthew Palmer sot nga Sarajeva tha se Maqedonia mund të bashkohet me NATO-n deri ka mesi i vitit 2020 nëse zbaton marrëveshjen e Prespës dhe kështu të zgjidh kontekstin disa dekadësh me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Maqedonia do të mund të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s, për 18 muajt e ardhshëm.

“Është një qëllim krejtësisht realist,” tha ai.

Por, Palmer shprehu shqetësimin rreth Rusisë, siç tha ai, “ndikim të fortë” në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe përpjekjet për të minuar përpjekjet e Qeverisë dhe të institucioneve të Maqedonisë për integrim në BE dhe NATO.

“Nuk është për Rusinë të vendosë se çfarë mundet dhe çka nuk mundet Maqedonia të bëjë sa i përket mënyrës së integrimit të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Përpjekjet për të minuar vullnetin e shprehur të qytetarëve të Maqedonisë janë destabilizuese dhe dëmtojnë paqen dhe sigurinë në rajon”, deklaroi Palmer.