Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka thënë se Kosova duhet të vendos vetë për lokacionet e ambasadave.
I pyetur për presionin e Turqisë në lidhje me vendosjen e ambasadës në Jerusalem, Palmer është përgjigjur:
“Ne e shohim Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Ambasada jonë është e vendosur në Jerusalem. Ky është qëndrimi ynë dhe ky nuk do të ndryshojë”, tha Palmer në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.
“Me të vërtetë i takon qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve tjera të Kosovës për të vendosur se ku duhet të jetë ambasada”, ka thënë Palmer./Telegrafi/