Site icon Telegrafi

Palmer dhe Varhelyi diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Komisionari Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka biseduar me zyrtarin e lartë amerikan, Matthew Palmer sot në Berlin për zhvillimin ekonomik dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Varhelyi deklaroi se në takim u bisedua në lidhje me efektin e ndërsjellë të marrëveshjeve të nënshkruara në Uashington dhe punën e BE-së mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Ne kemi konsideruar se si të punojmë për zbatimin me qëllim të avancimit të zhvillimit ekonomik dhe pajtimit midis Serbisë dhe Kosovës”, shkroi Varhelyi në Twitter.

Komisionari Evropian për Zgjerimin deklaroi se ai kishte një bisedë edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq lidhur me takimet dhe marrëveshjet e nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se diskutuan punën e mëtejshme të përbashkët të BE, Serbisë dhe Kosovës në bazë të marrëveshjes nga Uashingtoni.

Me takimin midis Vuçiqit dhe Hotit, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e BE-së vazhdoi sot në Bruksel.

Në një deklaratë të përbashkët, Vuçiq dhe Hoti u zotuan të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar harmonizimin e mëtejshëm me BE në përputhje me angazhimet e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version