Site icon Telegrafi

Palltot e shkurtra, zgjedhja më e mirë për vjeshtën

Sfilatat më të fundit të modës përfshijnë modele për të gjitha shijet. Këmbë të zbuluara edhe pse është pak ftohtë: tendencat vjeshtës janë detajuar për më shumë finesë dhe joshje.

Me këto pallto sipër gjurit, padyshim të përdorshëm në maksimum janë fundet, të cilët duhet të jenë akoma më të shkurtër se palltoja. Kjo modë të çon në vitet 70’ që konsiderohet epokë e rilindjes.

Tashmë vihet në dukje një femër e sigurt në vetvete dhe që arrin të joshë edhe e mbuluar. Për këtë nuk është e detyrueshme të shpenzosh pafund. Hidheni tutje pallton tuaj të përhershme që peshon shumë, është e errët dhe nuk vë në pah format tuaja.

Vëmendja duhet të përqendrohet te ngjyrat, materialet e buta dhe kënaqësinë e të veshurit. E nëse nuk guxoni të keni një pallto të tillë, mund të zgjidhni një pallto të zezë (kujdesuni që të vendosni shumë aksesorë) megjithatë vëmendje kushtojini prerjes dhe detajeve.

Markat, ndër më të preferuarat e momentit janë: Tom Tailor, Esprit, Burberry, D&G, Outleti Helena. /Telegrafi/

Exit mobile version