Telegrafi

Palltoja e Elvis Presleyt shitet për më shumë se 100 mijë euro

Një pallto e punuar me porosi, e veshur nga Elvis Presley, është shitur për më shumë se 100 mijë euro në ankand.

Palltoja prej lëkure, e veshur nga këngëtari gjatë viteve të fundit të jetës së tij, doli në Wiltshire të shtunën.

Ajo është blerë për më shumë se 100 mijë euro nga një koleksionist amerikan.

Palltoja e Elvis Presley

Drejtuesi i ankandit, Henry Aldridge, kishte thënë më parë se ata prisnin që palltoja të arrinte rreth 17 mijë euro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elvis Presley

Elvis ia dha pallton vëllait të të fejuarës së tij, Ginger Alden, para vdekjes në vitin 1977.

Foto: Getty Images

Aldridge theksoi më parë se ata e blenë pallton nga një klient që e kishte blerë veshjen gjatë një ankandi vjetor të Presley.

“Për mua ai përmbledh magjepsjen e Vegasit të viteve 1970, Elvis në një pallto vizon”, shtoi Andrew.

Unaza e Elvis Presley

Një unazë ari, gjithashtu në pronësi të Elvisit, u shit për 12 mijë euro. /Telegrafi/

Palltoja e Elvis Presley