Site icon Telegrafi

Palltoja deve

E shfaqur mbi supet e meshkuj të kinemasë që në vitet ’30 dhe më pas e kaluar tek gratë, dhe kjo e gjitha falë yjeve që i donin shumë artikujt mashkullorë: Marlene Dietrisch dhe Greta Garbo.

Mbas tyre, palltoja deve filloi një karrierë të gjatë mes kinemasë dhe modës, mijëra rikrijime e mijëra ripërtëritje. Në vitet ’70, dy filma e bënë atë një ikonë të pavdekshme. Mbi supet e Marlon Brando në “Tango e fundit në Paris” dhe mbi ato të Florinda Bolkan në” Anonim Venecian” (një model Max Mara që u bë një mani kolektive femërore), palltoja deve u kthye në një mit.

Sot, yjet e Hollywood e të tjera yje e rifreskojnë në mijëra variante e interpretime. Le të zbulojmë bashkë pasionin për pallton deve të yjeve të sotme, në imazhet që ndjekin.
Le të fillojmë me Angelina Jolie, që e interpreton në mënyrë madhështore dhe elegante prej dive të viteve ’50.
Katie Holmes interpreton një version të palltos deve të shkujdesur, duke e kombinuar me pantallona blu- xhinse të gjera. E rehatshme dhe relaksuese.
Ish -Shtëpiakja e Dëshpëruar, Eva Longoria e kombinon pallton deve me një fustan të gjatë darke. Ndoshta pak e stonuar, por Eva do të ketë preferuar më shumë të ngrohtin se sa modën.

Një tjetër variant i palltos deve është ai “ i çrregullt” i Lucy Liu: Elegant dhe inovativ.
Një version klasik të palltos deve, pothuajse si në vitet ’70 edhe për kombinimet, na e jep Keira Knightley.
E rafinuar si gjithmonë, Letizia Ortiz nuk mbetet mbrapa kur zgjedh pallton e saj deve. E mbërthyer mirë, siç e kërkon rregulli i të veshurit mirë.
/Telegrafi/
 

Exit mobile version