Kur temperaturat bien nën zero, duhet pasur kujdes që qeni të mos ftohet, të mos mërdhijë ose të lëndohet në akull
Ngrirja më shpesh ndodh në putra, maja të veshëve dhe bisht. Problemi njihet lehtësisht – të nxirë dhe të ftohtë në prekje, por atëherë zakonisht është tepër vonë! – transmeton Telegrafi.
Sapo temperatura të bjerë nën zero, një qen që jeton në shtëpi duhet të veshë një pallto. Për fat të keq, shumica e qenve nuk pranojnë të veshin çizme, të cilat do të ndihmonin qentë e vegjël që të mos ngrijnë putrat.
Racat që jetojnë në oborr – nuk e kanë këtë problem. Nëse vëreni se qeni po dridhet, është në pragun e hipotermisë. Kjo do të thotë që palltoja e tij është e hollë dhe sa më shpejt kthejeni në shtëpi.
Mërdhirja?
Nëse dyshoni se qeni juaj ka ngrirë nga ngrica, çojeni menjëherë tek veterineri.
Lëndimet gjatë festave
Ndoshta nuk e dinit, por qentë shpesh gëlltisin dekorimet festive. Kanakari juaj mund të helmohet nëse kafshon degët e bredhit dhe kurorën. Vendoseni pemën e fundvitit në tavolinë, dhe nëse vini re se qeni po kollitet – ai diçka ka kafshuar.
Përgatitni kanakarin tuaj për ditët e ftohta
Shtëpizë në oborr
Sidoqoftë, shtëpiza e qenit në oborr duhet të mbrohet nga era, shiu dhe dëbora, dhe sidomos nga i ftohti. Izolojeni shtëpinë me material termik, polisterol, vendosni një sfungjer dhe një batanije në dysheme, kashtë në qoshe dhe bashkëngjitni kanavacën.
Hapësira në shtëpizë duhet të jetë aq e mjaftueshme sa qeni të ngrihet dhe të lëvizë, sepse ai do të kalojë mjaft kohë aty. /Telegrafi/