Presidenti i Romës, James Pallotta, ka folur për të ardhmen e Radja Nainggolan te klubi nga kryeqyteti italian.
Numri një i Giallorossëve i ka kërkuar tifozëve të qëndrojnë të qetë pasi belgu do të qëndrojë në Olimpico.
“Nainggolan? E keni parë, ka qeshur. Për rinovimin e Radjas është kryer çdo gjë”, ka thënë Pallotta.
Për mesfushorin kishte shfaqur interesim serioz Interi.
Çmimi i lojtarit është rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/