Telegrafi

Pallotta: Po mundohen të hedhin baltë mbi lojtarin më të mirë në histori

Presidenti i Romës, James Pallotta, u ka dhënë fund thashethemeve se e ka refuzuar ofertën e Francesco Tottit për të luajtur pa para.

Mediat italiane raportuan të premten se kapiteni kishte kërkuar që të luajë për një sezon pa rrogë, porse klubi e kishte refuzuar këtë.

Mirëpo, i pyetur nga Il Messaggero, kreu i Giallorossëve i ka mohuar këto thashetheme.

“Është një gënjeshtër e pastër. Është absolutisht e pavërtetë, nuk ka ndodhur”, ka thënë Pallotta.

“Dikush po hedh baltë mbi emrin e lojtarit tonë më të mirë në histori”, ka shtuar presidenti. /Telegrafi/