Presidenti i Romës, James Pallotta, u ka dhënë fund thashethemeve se e ka refuzuar ofertën e Francesco Tottit për të luajtur pa para.
Mediat italiane raportuan të premten se kapiteni kishte kërkuar që të luajë për një sezon pa rrogë, porse klubi e kishte refuzuar këtë.
Mirëpo, i pyetur nga Il Messaggero, kreu i Giallorossëve i ka mohuar këto thashetheme.
“Është një gënjeshtër e pastër. Është absolutisht e pavërtetë, nuk ka ndodhur”, ka thënë Pallotta.
“Dikush po hedh baltë mbi emrin e lojtarit tonë më të mirë në histori”, ka shtuar presidenti. /Telegrafi/