Presidenti i Romës, Jim Pallotta, pas barazimit pa gola ndaj Lazios ka gëzuar tifozët e klubit të tij.
Ai thënë se qëllimi Giallorossëve është finalja e Ligës së Kampionëve dhe se nuk do të shesin portierin Alisson Becker përkundër ofertave.
“Ishte një javë e vështirë pas ndeshjes ndaj Barcelonës, por sonte jemi të dëshpëruar. Ne nuk duhet të mendojë vetëm për gjysmëfinalen ndaj Liverpoolit, por edhe për ndeshjet tjera”, ka thënë Pallotta për Sky Sport Italia.
“Liverpooli është skuadër e fortë, por edhe ne mund të luajmë mirë. Askush nuk duhet të befasohet nga Roma në Evropë, sepse ne fituam ndaj Chelseat në grup, mundëm Shkhtarin dhe luajtëm ndaj Barçës në ndeshjen e parë”.
“Nuk e kuptoj pse njerëzit vazhdojnë të më pyesin se a do të jetë Alisson portieri ynë në sezonin e ardhshëm. Nuk kemi ambicie për ta shitur, nuk ka shanse”.
“Ne menduam se ishte portier i mirë edhe kur nënshkruam me atë dhe tani s’ka shanse ta shesim”, ka shtuar Pallotta.
Për portierin brazilian kanë shfaqur interesim shumë skuadra, posaçërisht Liverpoolit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=oun_H_4BPmc