Në periferi të Basrës, që ndodhet në jug-lindje të Irakut ndodhet pallati gjigant, ku dikur jetonte diktatori Saddam Hussein.
Ky objekt është në procedurën finale, të hapë dyert për vizitorët, që janë të interesuar të shohin se ku jetonte familja që dikur e udhëhiqte vendin, transmeton Telegrafi.
Përpos kësaj, në muze ka mundësi të shihet një ‘ndërthurje historie mes të lashtës dhe modernes’, si dhe 3,500 artefake që dikur i përkisnin muzeut kombëtar.
Me ndihmën e organizatave bamirëse, janë bërë intervenime në konstruktimin e disa pjesëve ë ndërtesës, që ishin dëmtuar gjatë sulmeve të vitit 2003.
Por, pjesa brendshme e pallatit që ka mbetur e paprekur, ndërsa vazhdon të jetë në gjendje të mirë, transmeton Telegrafi.
Mermeri i gdhendur me motive vendase, qelq i rrallë dhe orendi të mbështjella me ar, janë disa nga gjërat që i përkisnin familjes Husein, ndërsa tani janë të ekspozuara për publik.
Irakianët mjafton të paguajnë nga një dollarë për të hyrë në muze, ndërsa të huajt duhet të paguajnë dhjetë herë më shumë. /Telegrafi/