Gjendje e njëjtë e kushteve të punës po vazhdon në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali të Prishtinës.
Punëtorët e prokurorive dhe gjykatave vazhdojnë të përballen me mungesë oksigjeni, problem ky që po i shtyn ata që sërish të protestojnë.
Mirlinda Gashi, zyrtare për informim në Gjykatën Themelorë, ka thënë se nuk ka asnjë përmirësim rreth gjendjes në Pallatin e Drejtësisë dhe se nuk është marrë akoma ndonjë vendim lidhur me këtë çështje. /Gazeta Tribuna/