Probleme të shumta e përcollën që nga koha e inaugurimit, dhe telashet nuk kanë të ndalur.
Është ky Pallati i Drejtësisë, në të cilin u investuan rreth 30 milionë euro – investim ky i përbashkët i Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës. E, rasti i fundit është ai i së enjtes, kur në një nga zyrat e këtij pallati ka rënë një pllakë e cila është thërrmuar në tërësi në dysheme.
Mirlinda Gashi, zyrtare për informim në Gjykatën Themelore, ka thënë në lidhje me rastin se nuk ka pasur të lënduar. Por, ajo ka treguar se punëtorët së fundi po kanë telashe edhe me klimatizim.
Nga Ministria e Administratës Publike thonë të kundërtën. Sipas tyre, ekipet e mirëmbajtjes kanë bërë rregullimin e defektit i cili është paraqitur një ditë më parë në pajisjet e klimatizimit dhe se ajo pajisje tashmë funksionin normalisht. /Gazeta Tribuna/