Telegrafi

“Pallati” me shtatë kate: A është kjo shtëpia më e çuditshme (Foto)

Për dhjetë vite, Hu Guangzhou me një karrocë dore ka mbledhur tulla, gurë dhe lbaltë për të ndërtuar këtë shtëpi të çuditshme.

Burri 55-vjeçar që ka probleme psikike, pretendon se në këtë shtëpi do të jetojë me vëllezërit e tij, kur ‘ata të kthehen’, megjithëse ata kanë vdekur shumë kohë më parë, transmeton Telegrafi.

Autoritetet komunale kanë bërë shumë për t’ia ndaluar punën, por ka qenë e kotë.

Ndryshe, kjo shtëpi nga gurët e balta është bërë shumë e popullarizuar, pasi fotografitë janë publikuar në internet. /Telegrafi/