Site icon Telegrafi

Pallati Mbretëror del me njoftim rreth shëndetit të Mbretëreshës Elizabeth II-të

Buckingham Palace ka lëshuar një njoftim të shkurtër rreth shëndetit të Mbretëreshës Elizabeth II-të.

“Pas vlerësimeve të mëtejshme këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”, thuhet në deklaratën e Pallatit Mbretëror.

Mbretëresha është në gjendje stabile në Balmoral, shkruan më tutje në deklaratën e Pallatit Mbretëror.

Fakti që Buckingham Palace e ndjeu të nevojshme të lëshonte një deklaratë dhe arsyeja që anëtarët e familjes po udhëtojnë atje, thotë gjithçka.

Siç njoftoi kryeministria, “i gjithë vendi është thellësisht i shqetësuar për Lartmadhërinë e Saj”.

Lexo po ashtu Familja mbretërore mblidhet në Balmoral mes shqetësimeve për shëndetin e Mbretëreshës

BBC raporton se ka pasur një përkeqësim gradual të shëndetit të Mbretëreshës gjatë muajve të fundit.

Ndryshe, mjekët janë brengosur për zhvillimet e tilla dhe kanë ngritur gatishmërinë 48 orëve të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version