Telegrafi

Pallati mbretëror Buckingham në kërkim të ekspertit të rrjeteve sociale, aplikantët duhet të jenë kreativ dhe inovativ

Pallati mbretëror Buckingham në Britani të Madhe është duke kërkuar kandidatë me përvojë në menaxhimin e rrjeteve sociale, ku ndër të tjera kërkohet nga kandidatët të jenë inovativ, kreativ dhe të kenë aftësi në të shkruar e njohuri në fotografi.

Pallati Buckingham është vënë në kërkim të një personi i cili do të menaxhojë komunikimin dixhital, dhe të përkujdeset për imazhin e mbretëreshës Elizabeth II në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Kandidatët duhet të kenë përvojë të mëparshme në rrjetet sociale të jenë inovativ e kreativ, të kenë aftësi në të shkruar si dhe njohuri në fotografi. E kjo po konsiderohet si mundësia më e mirë që përvojën në ekspertizë dixhitale ta shfaqin të gjithë aplikantët.

Kjo punë ka edhe shumë përparësi, 33 ditë pushim vjetor, drekën pa pagesë në pallatin mbretëror Buckingham. /Telegrafi/