Site icon Telegrafi

Pallati i Rinisë dhe Sporteve me ulëse të reja

Pushimi i aktiviteteve sportive duket se më së shumti i ka konvenuar punëtorëve që janë të angazhuar në përmirësimin e kushteve në palestrave e Pallatit të Rinisë dhe sporteve në Prishtinë.

Të martën ka filluar vendosja e 1700 ulëseve të kaltra e të bardha, që simbolizojnë ngjyrat kryesore të klubeve të sportit në Prishtinë. Sipas punëtorëve të angazhuar çdo gjë pritet të përfundojë deri në ditën e fundit të këtij viti.

“Ulëset janë të materialit mjaft të rezistueshëm, montimi i tyre po shkon sipas planit, ndërsa ka pasur edhe raste kur për shkak të fortësisë teknike kemi pasur edhe vështirësi në montimin e tyre, besojmë se montimi do të kryhet deri para përfundimit të këtij viti”, tha për sporti1.com, një punëtor i angazhuar në vendosjen e ulëseve.

Kështu, nga stinori i ardhshëm i sporteve në palestra, shikuesit do të kenë një komoditet të ri në tribunat e palestrës, në saje të një investimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe sporteve të Kosovës.

Veç ulëseve do të vendosen edhe koshat e ri me bazë nga toka. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version