Telegrafi

Pallati i Drejtësisë në prag të bllokimit (Video)

Punonjësit e Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë vendosur që  prej datës 14 mars të ndërpresin punën nëse deri në atë kohë nuk ndërmerret ndonjë hap konkret nga institucionet relevante për rregullimin e sistemit të ajrosjes  brenda hapësirës në Pallatin e Drejtësisë.

Kryetari i Sindikatës së judikaturës , Florim Hasani ka deklaruar se përmes një qëndrimi që kanë marrë me  stafin e gjykatës I është dhënë afat institucioneve përgjegjëse që deri më 11 mars të ndërmarrin hapa pozitiv në drejtim të rregullimit të kushteve për punë.

Tribuna Channel ka raportuar javë më parë për kushtet e rënda në Pallatin e Drejtësisë dhe thirrjeve të vazhdueshme të kryetarit të Gjykatës Themelore Hamdi Ibrahimi se punëtorët do të ndërpresin punën shkaku I kushteve të rënda.

Javën e kaluar ka pasur paralajmërime se punëtorët do të pezullojnë punën duke punuar me orar të shkurtuar. Megjithatë, kjo Gjykatë ka vendosur t’i japë kohë deri më datën 14 mars institucioneve për të marrë hapa në përmirësimin e gjendjes.