Site icon Telegrafi

Pallati i Drejtësisë i jep ultimatum MAP-it deri të premten

Ministrisë së Administratës Publike i janë dhënë vetëm edhe dy ditë kohë për të reflektuar rreth kërkesës së punëtorëve të Pallatit të Drejtësisë, për përmirësim të sistemit të ajrit.

Në të kundërtën, Sindikata e Punëtorëve të Judikaturës ka paralajmëruar se nga greva dyorëshe, e cila ka filluar këtë të martë, do të kalojnë në ndërprerje të tërësishme të punës,shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, zyrtarë të MAP-it kanë thënë se nuk mund të marrin kurrfarë masash pa e bërë edhe njëherë analizën e ajrit. E ata nuk kanë saktësuar se kur mund të ndodhë kjo.

Exit mobile version