Telegrafi

Pallaska: Shqipëria nuk mund të sillet me Kosovën si Serbia me Republikën Srpska (Video)

Juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska, ka thënë se Shqipëria nuk mund të sillet me Kosovën, ashtu siç sillet Serbia me Republikën Srpska të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ai ka argumentuar në një debat në “Opinion” të TV Klanit se Republikën Srpska e ka krijuar Serbia, ndërsa Kosovën e kanë krijuar njerëzit e saj me luftë dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

Pallaska ka kritikuar përqeshjen e simboleve shtetërore të Kosovës në debat.

Ai ka thënë se simbolet e shtetit të Kosovës janë të imponuara nga Bashkimi Evropian, dhe Kosova nuk është as e Serbisë dhe as e Shqipërisë, ajo është një shtet në vete.