Site icon Telegrafi

Pallaska: Shqetësuese synimi i Speciales për të shtrembëruar realitetin

Këtë javë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), ka filluar gjykimi kundër Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka bërë deklaratën hyrëse, po ashtu edhe mbrojtësi i viktimave ka bërë deklaratën e tij hyrëse, me deklarata hyrëse janë paraqitur secili prej katër ekipeve të Mbrojtjes. Këtë javë edhe një grua ka dëshmuar me masa mbrojtëse.

Avokati Dastid Pallaska, i cili është pjesë e ekipit të mbrojtjes të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi e Prokuroria e Speciales që në fillim ka dështuar, duke prezantuar prova që i kanë gjetur në shtëpinë e Jakup Krasniqit.

Ai ka folur edhe për narrativën e Prokurorit të Specializuar. “Një narrativ tejet shqetësues në prezantimin e Prokurorisë ishte synimi për të shtrembëruar realitetin dhe për të krijuar pasqyrë se në Kosovë, nuk ka pasur luftë ndërmjet UÇK-së dhe Serbisë, por se në Kosovë ka pasur luftë ndërmjet shqiptarëve për të marrë pushtet pas luftës, që është absurd”, tha ai për RTK Prime.

Avokati Dastid Pallaska, theksoi se Prokuroria ka dështuar edhe tek referenca është me ngjarjen kohore, siç është edhe sulmi ndaj ish rektorit Papoviq, i cili ka qenë eksponentët më famëkeq për shqiptarët e Kosovës në atë kohë.

Exit mobile version