Site icon Telegrafi

Pallaska: Për Serbinë, fitore është vetë fillimi i procesit të “korrigjimit të kufijve”

Avokati dhe analisti politik Dastid Pallaska, ka thënë se hapja e temës për “korrigjim të kufijve” është fitore në sytë e Serbisë.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se qëllimi i këtij dialogu për “korrigjim të kufijve”, për Serbinë është të tregojë se Kosova nuk e pranon veten si shtet.

Sipas Pallaskës, rezultati final për Serbinë në këtë dialog nuk ka rëndësi, pasi kjo e fundit e quan fitore vet fillimin e procesit.

Shkrimi i plotë

“Në dialogun me Kosovën për “korrigjim të kufijve,” Serbia ka vetëm një qëllim: arritjen e “marrëveshjes” se as Kosova nuk e pranon veten si shtet sovran në kufijtë në të cilët u shpallë pavarësia e vendit.


Për Serbinë rezultati i këtij dialogu është i parëndësishëm sepse fitorja arrihet me vet fillimin e procesit!!!”.
/Telegrafi/

Exit mobile version