Telegrafi

Pallaska: Flamurin shtetëror nuk e dizajnoi Ahtisaari, por një ushtar i UÇK-së

Avokati dhe analisti Dastid Pallaska, ka komentuar debatet dhe zhvillimet rreth zëvendësimit të flamurit kombëtar me atë të shtetit të Kosovës në hyrje të Prishtinës, “Te Rrethi”.

Pallaska, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se flamuri shtëtëror nuk guxon të trajtohet si i huaj, pasi atë e dizajnoi një ish ushtar i UÇK-së.

Postimi i Pallaskës:

“Flamurin shtetëror nuk e dizajnoj Ahtisaari por një ish ushtar i UÇK-së.
Për këtë arsye ky flamur nuk guxon të trajtohet si i huaj apo si anti-shqiptar!”, ka shkruar Pallaska.

Ndryshe, flamurin shtetëror të Kosovës e ka dizajnuar Muhamer Ibrahimi, ish-ushtar i UÇK-së dhe i njëjti u shpalos më 17 shkurt 2008 në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/