Ato kanë reaguar për dhunën ndaj femrave, mungesën e ujit të pijshëm, paragjykimeve të shtuara në shoqërinë kosovare dhe idenë e klaneve e grupeve që kanë zaptuar çdo sferë të jetës.
Së fundmi po e shprehin edhe një pakënaqësi të tyre.
Ato kanë realizuar një video performancë, që sipas tyre paraqet diskriminimin gjinor.
Në kanalin Youtube ato kanë shpërndarë këtë videon, ndërsa në përshkrimin e kësaj video, “Haveit” kanë sqaruar konceptin e kësaj performance.
“Performanca është e konceptuar në vetëm dy fjalë – Palidhje dhe i/e plastë, fjalë këto që janë marrë nga zhargoni i rrugës si përgjigje për atë që servohet vazhdimisht. Nga intervistat me këngëtare, emisionet televizive dhe kampanjat sensibilizuese, reflektohet për pozitën e gruas dhe për paragjykimin e vazhdueshëm që lejohet të bëhet shumë lehtësisht dhe publikisht”, thuhet në postimin e tyre. /Telegrafi/