Telegrafi

Paleta në rimorkion e kamionit që lëvizte me shpejtësi të madhe, “fluturon” dhe ia thyen xhamin një veture (Video)

Ky është një moment rrëqethës kur një paletë e plastikës që ishte vendosur në rimorkion e një kamioni që po lëvizte me shpejtësi të madhe në autostradë, fluturon dhe përfundon në dritaren e përparme të një veture që lëvizte prapa kamionit.

Kamera e vendosur brenda veturës së dëmtuar, shfaq momentin kur kamioni i mbushur me mallra në një autostradë në Ohio po lëvizte me shpejtësi të madhe, dhe nga erërat e forta paleta fluturon dhe i thyen xhamin veturës, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet nëse shoferi i veturës, apo ndonjë pasagjer tjetër që ishte brenda është lënduar në këtë aksident të pazakontë rrugor.

Kjo nuk është hera e parë që aksidente të ngjashme kanë ndodhur në autostrada anembanë botës, javë më parë një zog ishte përplasur me një kamion duke i shkaktuar dëme materiale. /Telegrafi/