Site icon Telegrafi

Palestra, vendi ku mund të dobësohemi

Të gjitha palestrat kanë një sallë të veçantë me vegla të ndryshme për të stërvitur muskujt, një sallë për mësimet e përbashkëta dhe në shumicën e rasteve edhe një sauna ose pishinë. Përveç kënaqësisë së punës në grup do të keni edhe mundësinë që të ushtroheni nën ndihmën e një instruktori.

Trupi ynë ka 640 muskuj, të cilët stimulohen gjatë ushtrimeve të gjimnastikës. Muskujt e trupit tonë janë: deltoidët ose muskujt e shpatullave, muskujt dykrerësh (bicepsi) dhe tri krerësh (tricepsi) për krahët, supinatorët dhe pronatorët për parakrahun, trapezoidët për qafën, muskujt e toraksit për gjoksin, muskujt e barkut, më në thellësi muskujt e shpinës, muskujt lumbarë për veshkat, muskujt e vitheve për vithet e rëna, ose katërkrerëshi (kuadricepsi) për kofshën, muskujt e pjesës së brendshme të kofshës, muskuli i pjesës së jashtme të kofshës dhe në fund muskujt e pulpave të këmbëve.

Pozicioni i trupit është në kontroll të vazhdueshëm, ushtrimet ndryshojnë në bazë të trupit, fuqive dhe objektivave që keni. Muskujt do t’ju forcohen duke ndjekur një ritëm të mirë, të ngadaltë dhe të sigurt. 

Humbja në peshë është në varësi të metabolizmit, pra, në varësi të numrit të kalorive minimale të nevojshme për funksionimin e mirë dhe të shëndetshëm të organizmit. Prandaj, parapëlqehet të shkoni në palestër dhe të ndiqni seanca me 4 ose 5 veta të tjerë, kështu që, lëvizjet do t’i keni të personalizuara, të përshtatshme për moshën dhe sipas problemeve me peshën. Gjithashtu dobësimi do të jetë në varësi të progresit që do të bëni.

Kontrolloni përpjekjet tuaja
Zona e muskulaturës nuk duhet ushtruar vetëm nga meshkujt. Pasi keni bërë gjysmë ore stërvitje, trupi fillon të tresë dhjamin e grumbulluar. lnstruktori do t’ju sugjerojë një pajisje sipas nivelit që keni, ku mund të ushtrohen i pa u lodhur gjatë kohës që ushtroheni. Më pas, ai do t’ju këshillojë ta ndërroni pajisjen për t’i dhënë një "shkundje" organizmit. i cili mësohet me ushtrimet që bëhen për një kohë të gjatë. Pra, si fillim mund të bëni ‘stepler’, më pas biçikletë dhe më pas biçikletë me rrema për të ngrohur muskujt kardiakë.

Mund të përdorni edhe pajisjet që vënë në lëvizje muskujt që dëshironi. Vendoseni në platformë dhe pasi të keni përcaktuar muskulin që dëshironi të stërvitni, ai fillon menjëherë punën duke kontraktuar muskulin që duhet. Për çdo. lëvizje duhet të punojë nga 1 deri në 3 minuta me shpejtësi të ndryshme. Si refleks, trupi stabilizohet duke vënë në punë të gjithë sistemin e muskujve.

Të gjitha seancat në palestër çojnë në tërheqje muskulore. Për shembull, me një masazh me dridhje, i cili ju përmirëson format e trupit, përshpejtohet tretja e dhjamit dhe pakësohen masat dhjamore.

Sallat kolektive
Keni shumë mundësi zgjedhjeje që ndahen në tri grupe të mëdha sipas llojeve të ushtrimeve:

• Seancat e forcimit të muskujve ose fituesi, të cilat edhe ato ndahen në seanca të përgjithshme ose të përqendruara në muskuj të veçantë (barku. vithet etj.).
• Seancat kardiake që u japin më shumë rëndësi muskujve kardiakë duke bërë step. aerobi ose, duke bashkuar disa lloje ushtrimesh.
• Seancat e çlodhjes ku futen ushtrimet e tërheqjes (tendosjet, ushtrimet për t’u qetësuar, si: joga, pilates, etj.
• Seancat e kërcimit e bëjnë më të këndshëm forcimin e muskulaturës.

Zona e pishinës ose e saunës
Gjimnastika në ujë, e cila bëhet në një pishinë, stërvit të gjithë muskujt e trupit. Në ujë, trupi është 30% më i lehtë, që i bën lëvizjet më të lehta, përveç kësaj, kemi edhe një ndjenjë kënaqësie dhe lehtësie dhe në të njëjtën kohë stimulojmë edhe qarkullimin e gjakut. 20 minuta gjimnastikë në ujë është e barabartë me 45 minuta gjimnastikë në tokë… Pra, futuni menjëherë në ujë!Dëgjoni muzikë!
Muzika krijon një atmosferë relaksimi dhe përcakton ritmin e ushtrimit: për shembull. muzikë e qetë për ushtrimet e çlodhjes. muzikë ritmike për aerobinë, për shembull, hip-hop që ndihmon lëvizjen e këmbëve dhe të duarve; kërcim afrikan për belin, salsa ose tango për koordinimin e muskujve. Muzika kauntri, e cila është tepër në modë. ndihmon stërvitjen e kyçeve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version