“Minatori” shtëpia e disa klubeve të njohura sportive të Mitrovicës është duke përfunduar fazën finale të rinovimit, raporton Sporti1.
Palestra e njohur e sporteve ka përjetuar një fazë të gjatë të renovimit të përgjithshëm të brendshëm dhe nuk ka qenë në disponim të sportistëve mitrovicas dhe tifozëve të tyre të zjarrtë prej disa vitesh.
Megjithatë pas përfundimit të punëve të rekonstruimit, të jashtëm e të brendshëm dhe shumë punëve të ndryshme teknike, ka ardhur koha te pjesa finale e vizatimit të vijave për sportet e dorës si basketboll, volejboll e hendboll.
Sipas dinamikës së punimeve pritet që për stinorin vjeshtor, klubet sportive mitrovicase, të kthehen në shtëpinë e tyre, palestrën “Minatori”. /Telegrafi/