Site icon Telegrafi

Palestinezi krijoi llambën më të madhe të Ramazanit

Llamba e lartë 10 metra, e gjerë 3.5 metra është krijuar nga druri dhe pëlhura sipas shembullit të llambave që ndriçojnë rrugët në tërë botën myslimane gjatë muajit të shenjtë.

“Jam i vendosur ta thyej rekordin botërorë dhe ta dërgojë këtë porosi botës për t’i dhënë fund bllokadës në Gaza”, tha Mustafa Massoud 24 vjeçar për AFP-në. Ai tha se ka shpenzuar rreth 300 euro për materialet e nevojshme për ta punuar llambën.

Kjo është përpjekja e tretë për të thyer rekordin botërorë, pasi që Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë theu rekordin për numrin më të madh të fëmijëve që luajnë me topin e basketbollit dhe më së tepërmi balona fluturues.

Edhe dy ngjarjet e mëhershme kanë pasur për qëllim të tërheqin vëmendjen ndërkombëtare për pozitën e palestinezëve në Gaza, e cila gjendet që katër vjet nën bllokadën e Izraelit dhe Egjiptit.

Izraeli reduktoi ndalesat pas skandalit ndërkombëtarë i cili nxiti sulmin në anijet humanitare dhe lejoi futjen e gjërave elementare për jetë.

Megjithatë, Izraeli ende ka kontroll të ashpër ndaj lëvizjes së njerëzve nga Gaza, qytet i cili prej vitit 2007 është nën kontrollin e militantëve të Hamasit.
 

Exit mobile version