Fushata e tyre tërhoqi vëmendjen e opinionit, ndërsa aktivitetet e demonstruesve në të kaltra me fustanella të shkurta dhe flokë të gjatë të lëshuara, dëshmuan se hit-filmi fantastik-shkencor ka bërë për vete edhe shumë adhurues në Lindjen e Mesme.
“Njerëzit që kanë parë këtë film e kanë kuptuar se jemi në të njëjtën situatë me ta”, thotë Mohammed Khatib, njëri prej aktivistëve palestinezë.
Kur arritën në postbllokun e ushtrisë izraelite, ata u shpërndanë me gaz lotsjellës. Përkundër “përgjigjes” izraelite për protestën, Khatib e vlerësoi protestën të suksesshme.
“Mu si në film, okupuesit na dërguan mesazhin se ata mund të marrin çfarë të dëshirojnë dhe askush të mos i ndalojë. Megjithatë edhe ne i kemi dërguar porosi atyre, e ajo porosi është se ata s’mund të marrin çfarë dëshirojnë. Kjo është toka jonë”, tha ai. /Telegrafi/