Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron tha se është “thellësisht i shqetësuar” për mundësinë e një offensive të ushtrisë izraelite në Rafah.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i tha ushtrisë që të hartojë një plan për evakuimin e palestinezëve civilë në Rafah.
Qëllimi i këtij evakuimi në qytetin ku janë strehuar 1.4 milion njerëz, është shkatërrimi i batalioneve të Hamasit.
“Jam i shqetësuar për mundësinë e një ofensive ushtarake në Rafah – mbi gjysma e popullsisë së Gazës janë strehuar në zone”, shkroi Cameron në rrjetin social X.
“Prioriteti duhet të jetë një pauzë e menjëhershme në luftime për të marrë ndihma dhe për të shpëtuar pengjet, pastaj përparimi drejt një armëpushimi të qëndrueshëm dhe të përhershëm”, deklaroi tutje.
Komentet e tij përkojnë me ato të ministres së jashtme gjermane, Annalena Baerbock e cila tha se ideja e një operacioni ushtarak në shkallë të gjerë ishte “një katastrofë humanitare në zhvillim”.
Njerëzit në Gaza “nuk mund të zhduken në ajër”, deklaroi ajo. /Telegrafi/