Telegrafi

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Autoriteti palestinez ka anuluar një marrëveshje sipas së cilës Izraeli do t’ia jepte vendit të paktën një milion vaksina kundër COVID-19.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, autoriteti tha se vaksinat e Pfizer janë shumë afër datës së skadimit.

Më herët, Izraeli tha se nuk kishte nevojë për një njësi të vjetra vaksinash dhe ato do të përdoreshin për të shpejtuar programin e vaksinimit palestinez.

Lexo po ashtu Pasdite bomba, paradite vaksina - Izraeli ndihmon Palestinën

Kështu, palestinezët duhej t’ia jepnin Izraelit një numër të ngjashëm vaksinash që ata prisnin nga Pfizer më vonë gjatë vitit.

Sidoqoftë, kur mbërriti njësia e parë e vaksinave nga Izraeli, zyrtarët palestinezë thanë se ato ishin shumë më afër datës së skadimit nga sa pritej.

Ata thanë se nuk kishte kohë të mjaftueshme për t’i përdorur ato dhe se marrëveshja ishte anuluar. /Telegrafi/