Telegrafi

Palermo shokon Juventusin

Sicilianët kanë shënuar fitore prej 2-0 përballë Zonjës së Vjetër, duke turpëruar bardhezinjtë para tifozëve të vet.

Juventusi dominoi në pjesën e parë duke treguar një lojë të bukur, mirëpo mungonte konkretizimi.

Në fraksionin e dytë të lojës, Palermo dalëngadalë mori zemër dhe u bë skuadër gjithnjë e më e rrezikshme.

Ishte ish-sulmuesi i Juventusit, Fabricio Miccoli, lojtari i cili shokoi portierin Alex Manninger me një supergoditje nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit (60’).

Një gabim të mbrojtjes vendase e shfrytëzoi i porsainkuadruari në lojë, Igor Budan, i cili dyfishoi epërsinë e mysafirëve (82’), për t’i dhënë fund dyshimit për fituesin në këtë përballje.

Me këtë fitore, Palermo merr pozitën e katërt në tabelë duke e zhvendosur Juventusin në vendin e pestë. /Telegrafi/