Telegrafi

Palermo pranon ofertën e Tottenhamit për Kjaer?

Një mori klubesh ishin lidhur me transferimin e dyshes mjaft të vlerësuar të Palermos, që pritet të largohen gjatë kësaj vere. Klube si Manchester United, Manchester City dhe Inter kishin shprehur interesimin për danezin Kjaer, derisa City dhe Wolfsburg interesoheshim për Cavanin.

Megjithatë duket se Tottenham është në vijë të parë, duke bërë ofertë për të dy lojtarët. Presidenti i klubit italian, Maurizio Zamparini, thotë se Spurs kanë ofruar 35 milionë euro për Kjaer dhe Cavani dhe kjo ofertë është shumë e mirë për t’u refuzuar.

“Tottenham ka bërë ofertë prej 35 milionë euro, një ofertë të cilën ne nuk mund ta refuzojmë, duke marrë parasysh se të dy lojtarët kanë shprehur dëshirë të largohen. Ne do t’i investojmë këto para. Mesfusha është shqetësimi im më i madh, derisa mbrojtja dhe sulmin e kemi të mbuluar mirë”, ka thënë Zamparini për Sky Italia. /Telegrafi/