Telegrafi

Palermo mposhtet në Friulli

Ndeshja ishte e barabartë në posedimi të topit, por sa i përket rasteve Udinese ishte më e mirë.

Në fund të pjesës së parë (45’), pas një asistimi të Antonio Sanchezit, Antonio Floro Flores shënoi për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë (50’), Fabio Simplico barazoi rezultatin pas shërbimit të Miccolit.

Pas më shumë se një orë lojë (65’), Floro Flores shënoi golin e dytë në këtë takim për 2-1, ndërsa Asamoah shënoi për 3-2 vetëm pesë minuta ma vonë (70’).

Palermos i mbeti vetëm që të ngushtojë rezultatin në 3-2 me anë të Edison Cavanit (80’).

Udinese me këtë fitore largohet paksa nga zona e rrezikshme me 31 pikë të tubuara, kurse Palermo mban pozitën e katërt falë barazimit të Juventusit. /Telegrafi/