Telegrafi

Palermo konfirmon interesimin për Behramin

Agjenti i lojtarit zbuloi javë më parë se klienti i tij do të qëndrojë në West Ham pasi asnjë ekip nuk mund të paguajë çmimin e tij. Por Palermo mund të sigurojë para nëse shet mbrojtësin e kërkuar Simon Kjaer dhe presidenti Maurizio Zamparini së fundi e ka shprehur publikisht interesimi për Behramin.

“Ne po përpiqemi ta marrim atë. Negociatat janë të vështira dhe të komplikuara, veçanërisht për shkak të pagës të cilën lojtarët e marrin në Ligën Premier, por Sabatini (drejtori sportiv) është mik me të dhe le të shohim si do të shkojnë gjërat. Behrami është një lojtar shumë i mirë”, ka thënë Zamparini për Stadionews.

Megjithatë presidenti i Palermos ka thënë se transferimi mund të ndodhë vetëm në afatin kalimtar të verës./Telegrafi/