Site icon Telegrafi

Palermo kërkon 25 milionë euro për Vazquezin

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini zbulon që është duke kërkuar hiç më pak se 25 milionë euro për Franco Vazquez.

Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë një nga yjet kryesore të klubit Rosanero për dy sezonet e kaluara, por tashmë është konfirmuar se ai do të largohet nga Sicilia këtë verë.

“Unë jam duke kërkuar 25 milionë euro, pasi nuk mendoj se Domenico Berardi është me vlerë më të madhe se Vazquez”, shpjegoi Zamparini në një konferencë për shtyp shkruan Football Italia.

“Në këtë moment unë kam marrë disa oferta. Është më e lehtë për të që të shkojë në Angli, por tani ofertat nuk vijnë afër kësaj shifre”, përfundoi presidenti kontrovers i Palermos.

Me fantazistin italian ka qenë shumë i lidhur edhe Milani, por shifra e lartë e kërkuar nga Palermo është e pamundur të paguhet. /Telegrafi/

Exit mobile version