Telegrafi

Palermo forcohet në vendin e katërt

Sicilianët kanë shënuar fitore prej 3-1 përballë Bolognas, në takimin e zhvilluar të shtunën mbrëma në Renzo Barbera.

Heroi i vendasve ishte Fabricio Miccoli i cili realizoi het-trik (10’, 43’ dhe 79’), ndërsa golin e nderit për mysafirët e realizoi Adailton (38’).

Me këtë fitore, Palermo ngritët në kuotën e 51 pikëve, katër më shumë se Sampdoria dhe gjashtë më shumë se Juevntusi, që mbajnë pozitat respektive, pesë dhe gjashtë. /Telegrafi/