Procedurat e rregullta me mikrodermabrazion ndihmojnë të ngjishet pak lëkura (me ndihmën e kësaj procedure njëherësh mund të çngjyroset pigmentimi nga dielli).
Në këtë rast, edhe pilingu kimik është efektiv, veçse pas pilingjeve ka shumë mundësi t’ju mbeten shenja (blana) dhe ndryshim të pigmentimit. Në pjesën e gjoksit mund të bëhet vetëm piling sipërfaqësor dhe në asnjë mënyrë i mesëm apo intensiv.
Palat horizontale mund të sheshohen edhe me mbushës, por në gjoks preparati shtrihet zakonisht jo uniformë.
Disa mjekë përdorin botoks, i cili vepron në muskujt, kurse këto pala nuk shkaktohen nga veprimtaria e muskujve, prandaj përmirësimet do të jenë fare të vogla.
Për të zvogëluar rrudhat, bëjeni zakon të flini në shpinë. Kur flini në brinjë, palat mund të shfaqen jo vetëm në gjoks, por edhe aty, ku prekni jastëkun (syri, faqja). Po ju pëlqen të flini në anën e majtë apo të djathë, në këtë anë rrudhat do të jenë më të thella. /Telegrafi/