Phillip Rupert Davies nga Llanrwst i Walesit, e ka vënë maskën e një palaçoje dhe ka hedhur vezë nga dritarja e veturës.
Madje, e ka filmuar vetën me këtë pamje të frikshme, ndërsa e kryen këtë veprim të pahijshëm, transmeton Telegrafi.
Videon ai e ka vënë në llogarinë e tij në Facebook, ku ka marrë shumë komentet negative.
“Veprim fëmijëror dhe me shumë pasoja”, si dhe “ke mundur t’i frikësosh shumë njerëzit”, janë dy nga komentet e shumta.
Ai është përgjigjur se nuk e ka qëlluar ndonjë njeri , shtëpi apo veturë. /Telegrafi/
https://youtu.be/26KE5rzW0A0