Site icon Telegrafi

Palacio në bisedime të avancuara me Bolognan

Ish-sulmuesi i Interit, Rodrigo Palacio është në prag të nënshkrimit të Bolonjës së Roberto Donadonit.

Palacio i njohur ndryshe si ‘La Trenza’ është futbollistë i lirë pasi kontrata e tij me Nerazzurrët ka skaduar këtë verë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Interi konfirmon largimin e dy futbollistëve në fund të sezonit

Sipas Gazzamercato.it, Palacio dhe agjenti i tij janë në negociata të avancuara me Bolognan për një marrëveshje të re.

Argjentinasi 35-vjeçar ka qenë në Itali që nga viti 2009 në Genoa, pastaj u transferua te Interi në vitin 2012.

Ai gjatë këtyre viteve shënoi 74 gola në 230 ndeshje të luajtura në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version