Telegrafi

Pal Lekaj zbulon diçka nga darka e Hajvalisë

Në një deklarim ekskluziv, të orëve të vona për Radio Dukagjinin, pas përfundimit të darkës së Hajvalisë, Pal Lekaj – ministër i Infrastrukturës dhe nënkryetar i AAK-së, ka dhënë detaje rreth asaj se çfarë është biseduar në këtë takim.

Lekaj fillimisht ka thënë se darka ka pasur për qëllim ofrimin dhe komunikimin e ndërsjellë mes kolegëve dhe se nuk është biseduar fare për demarkacionin.

“As që është biseduar për Demarkacionin. Demarkacioni është në procedurë për nesër në kryesi të Kuvendit. Kemi folur për projekte zhvillimore”, tha Lekaj i AAK-së.

Lexo po ashtu Në Hajvali, krerët e shtetit arrijnë pajtueshmëri për votimin e Demarkacionit

I pyetur nga Radio Dukagjini se nëse Mali i Zi, gjatë vizitës së pasnesërme të kryeministrit malazez në Kosovë, pajtohet që të rishikohet çështja e demarkacionit dhe gabimet e mundshme në të ardhmen me kusht që demarkacioni fillimisht të kaloi në Kuvendin e Kosovës si i tillë dhe  do të ndërrojë qëndrim AAK, Lekaj është përgjigjur:

“Po të jeni të bindur, që nëse kryeministri i Malit të Zi ndërron qëndrimin, pra dakordohet që të rinegociohet për të gjeturat, ne vetëm dakordohemi. Por kryeministri i Malit të Zi duhet të nënshkruajë paraprakisht për një dakordancë të tillë”, deklaroi Lekaj.

Lexo po ashtu Arifi: Kjo është darka e dytë pa protokoll

Në rrethanat aktuale, Lekaj i AAK-së edhe sonte rikonfirmoi qëndrimin kundër të kryeministrit dhe kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, rreth variantit aktual të demarkacionit, si çështje e kryer. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Lexo po ashtu Thaçi propozoi zhvendosjen e institucioneve shtetërore në Hajvali