Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur të pa falshëm dhe të pa pranueshëm vendimin e gjykatës franceze e cila shty deri më 27 prill vendimin për rastin Haradinaj.
Lekaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Serbia është gjenocidiale, edhe sot, siç ishte dje, sepse duke dashtë me i fshehë krimet e saja të shkaktuara në Ballkan e sidomos kundër shqiptarëve, bënë të tilla lojëra me fletarreste.
Postimi i plotë:
E papranueshme, e pa falshme e totalisht në kundërshtim me konstitucionalitetin e legalitetin ndërkombëtare e evropian kjo mënyrë e të bërit politikë në emër të drejtësisë, nga kushdo çoftë kundër njerëzve me meritor që Kosova është sot e lirë dhe e pavarur. Serbia është gjenocidiale, edhe sot, siç ishte dje, sepse duke dashtë me i fshehë krimet e saja të shkaktuara në Ballkan e sidomos kundër shqiptarëve, bënë të tilla lojëra me fletëarreste. Ramushin mundeni me e vonu, e këtë po e bëni padrejtësisht, por me ndalë asnjëherë./Telegrafi/