Telegrafi

Pal Lekaj, për ngjarjet në Mushtisht: Nuk mund të jesh xhelat e të kthehesh në vendin e krimit sikur nuk ka ndodhur asgjë

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Mushtisht të Suharekës.

“Pamjet e dhunës policore ndaj njerëzve të Mushtishtit, janë të papranueshme. Fshataret e kanë treguar me kohë që nuk i duan serbët në atë fshat pa u bërë drejtësia për masakrat që kanë ndodh aty. Nuk mundesh edhe të jesh ‘xhelati’ edhe të kthehesh në vendin e krimit sikur nuk ka ndodhur asgjë. Qeveria e Kosovës është dashtë që më kohë të marrë masat e qartësimit të situatës atje. Presidenti, në vend që të përkulet para memorialëve ku akuzohen shqiptarët si ‘terrorist’ është mirë që të kërkojë nga Serbia të tregojnë ose t’i kthejnë trupat edhe të mbi 1000 të zhdukurve. Nuk mund të ketë paqe të njëanshme dhe të bësh kërkim falje pse ke qenë viktimë. Ata që i kanë shkaktuar vuajtjet duhet ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë ai. /Telegrafi/